Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor
Ajo tha se droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike dhe “8”, në Detin Lindor të Koresë, për 71 orë e gjashtë minuta.
Droni mbërriti më 7 prill në Portin Ryongdae, në qytetin Tanchon, Provinca Hamgyongu Jugor, lokacioni i caktuar për objektivin e simuluar, sipas agjencisë. Koka e provës ka shpërthyer me saktësi nën ujë në lokacion.
Koreja e Veriut testoi një armë të re bërthamore nënujore të aftë për të krijuar cunami radioaktiv në super-shkallë gjatë stërvitjeve ushtarake treditore që përfunduan në fund të marsit.
Arma sekrete, “Mjeti sulmues bërthamor nënujor pa pilot ‘Haeil’”, u testua gjatë një stërvitjeje nga 21 deri më 23 mars në brigjet e Qarkut Riwon, Provinca Hamgyongu Jugor, dhe arriti në pikën e synuar në ujërat jashtë Gjirit Hongwon.