Veton Suroi kalon në Vetëvendosje?

Publicisti dhe ish kreu i partisë së dikurshme Ora, Veton Surroi, duket se është afruar me subjekt Lëvizja Vetëvendosje.

Ideja e tij për një koalicion të opozitës kundër partisë fituese të Hashim Thaçit, u jetësua të njëjtën ditë që ai e shprehu atë përmes një opinioni të botuar në gazetën Koha Ditore.

Afrimin me Vetëvendosjen të Surroit e dëshmon edhe më shumë një lajm i transmetuar sot në Klan Kosova. Ky televizion raporton se Surroi sot gjatë ditës është parë tek ka hyrë në ndërtesën ku është e vendosur selia e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Në strukturat e larta të Vetëvendosjes tash ndodhet edhe ish zëdhënësi i Ora-s, Ylli Hoxha

Lajme të ngjashme

Back to top button