Pas humbjes në zgjedhje, Gjukanoviq dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë DPS

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.

Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti, transmeton REL.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviq e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi.

Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë vetëm tri ditë pasi ka humbur në zgjedhjet presidenciale ndaj Jakov Millatoviqit nga Lëvizja Evropa Tani.

Gjukanoviq ka qenë presidenti i DPS-së prej vitit 1998, kur e ka marrë pushtetin nga presidenti paraprak, Momir Bullatoviq.

Gjukanoviq do të zëvendësohet si kryetar partie nga udhëheqësi aktual i klubit parlamentar të DPS-së, Daniel Zhivkoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button