Finlanda në NATO, Moska detyrohet të marrë kundërmasa, pohoi Kremlini

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë tensionet aktuale, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov tha se zgjerimin e NATO-s e shohin si negative në aspektin e interesave dhe sigurisë së Rusisë. “Besojmë se kjo do të rrisë edhe më shumë tensionet aktuale. NATO vazhdon të jetë institucion që paraqet qëndrim armiqësor në shumë drejtime ndaj Rusisë”, tha ai.

“Do të marrim kundërmasa për të garantuar sigurinë tonë në aspektin taktik dhe strategjik. Këto masa do të merren në mënyrën kur ta shohim të nevojshme”, tha Peskov i cili shtoi se Rusia do të ndërmarrë hapa të ndryshëm në çështjen e anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Ai theksoi se do të ndjekin nga afër procesin lidhur me vendosjen e infrastrukturës dhe armëve të NATO-s në Finlandë.

“Ka dallime të rëndësishme mes anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO dhe Finlandës”, tha Peskov duke shtuar se situata mes dy vendeve nuk mund të krahasohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button