Rusia kërkoi hetim transparent lidhur me shpërthimet në “Rrjedhën Veriore”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se hetimi lidhur me shpërthimet e ndodhura vitin e kaluar në linjat e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2” duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, transmeton Anadolu.

Duke folur lidhur me shpërthimet e ndodhura vitin e kaluar në linjat e tubacionit të gazit natyror Rrjedha Veriore 1 dhe 2, Peskov e vlerësoi si një zhvillim pozitiv faktin që Agjencia Daneze e Energjisë ka ftuar “Rrjedhë Veriore 2 AG”, kompanisë zhvilluese të projektit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” të marrë pjesë në procesin e nxjerrjes nga deti të një objekti që ndodhet pranë linjës.

“Ka një rëndësi kritike që në kuadër të hetimit të përcaktohet se çfarë lloj objekti është ky dhe nëse ka lidhje apo jo me aktin terrorist. Hetimi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës në aspektin e pjesëmarrjes së të gjitha palëve të interesuara”, tha Peskov.

“SHBA-ja ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera”

Lidhur me veprimet e SHBA-së në vendet e tjera, Peskov tha se “Sigurisht që SHBA-ja vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte në punët e brendshme të vendeve të tjera, përfshirë Bjellorusinë”.

Ai shtoi se kjo duhet të merret në konsideratë dhe se Bjellorusia ka fuqinë e mjaftueshme për të kundërshtuar këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button