Dështoi formimi i qeverisë në Malin e Zi

Tre ditë përpara skadimit të afatit,  Miodrag Lekiç, i mandatuari nga partia pro-serbe në Malin e Zi ka njoftuar dështimin e negociatave për krijimin e qeverisë së re, raporton Klan. Lekiç paraprakisht ka njoftuar partinë fituese, Fronti Demokratik pro-serb, se ka pasur një takim me kryeministrin Dritan Abazoviç më 10 Mars për sigurimin e votave.

Por Abazoviç ka deklaruar se nuk ka arritur të bindë deputetin shqiptar Genci Nimanbegu për siguruar 41 votat në Parlament për formimin e qeverisë. Edhe vetë partia Lëvizja URA e kryeministrit Abazoviç nuk është për dhënien e votave pro Lekiç.

Me katër votat e munguara të Lekiç, Abazoviç do të jetë sërish kryeministër. Gjasat janë që Abazoviç të qëndrojë si kryeministër deri në fund të mandatit qeverisës, në vitin 2024.

Që nga viti 2020, Mali i Zi ka pasur një mazhorancë heterogjene, duke ndërruar dy herë kryeministra. Kjo situatë e futi vendin në krizë institucionale dhe thelloi përçarjet mes partive politike. Në mesin e këtyre konflikteve, Mali i Zi pritet do të zhvillojë këtë 19 Mars zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button