U caktua vendi dhe koha e mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit

Më 16 tetor të këtij viti, në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, raporton EN. Lajmin e konfirmoi kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Berlin me kryeministrin Edi Rama.

“Përgatitjet për këtë tani kanë përparuar. Më 16 tetor, samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të procesit, do të zhvillohet në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit, ka treguar që prej vitit 2014, se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

“Integrimi i shpejtë i të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për qeverinë gjermane ka rëndësi strategjike”, u shpreh ndër të tjetër Scholz.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button