Osmani: Perspektiva e ngadalshme evropiane e Ballkanit Perëndimor, tokë pjellore për Rusinë

Perspektiva e ngadalshme evropiane në rajon ka krijuar tokë pjellore dhe pika të dobëta, që Federata ruse mund t’i përdorë gjithmonë kur ka nevojë, për ndikim më të madh. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në  një intervistë për Zërin e Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Osmani deklaroi se Federata ruse asnjëherë nuk ka dhënë ofertë për Ballkanin Perëndimor.

“Keni dëgjuar ju dikush të shkojë në mërgatë në Rusi? Keni dëgjuar që Federata ruse të ofrojë ndonjë ide për zhvillimin demokratik të shoqërive në rajon? Asnjëherë. Kur nuk keni mundësi për të dhënë një ofertë, atëherë e vetmja mënyrë për të mbajtur ndikimin është duke i mbajtur konfliktet të gjalla: duke i mbajtur ndonjëherë të heshtura, por që t’i shfrytëzoni dhe t’i përshkallëzoni atëherë kur ju keni nevojë. Për fat të keq perspektiva e ngadalshme evropiane në rajon ka krijuar tokë pjellore dhe pika të dobëta, që Federata ruse mund t’i përdorë gjithmonë kur ka nevojë, për ndikim më të madh”, deklaroi Osmani.

Ai nënvizoi se agresioni rus në Ukrainë edhe më tepër ka vënë theksin në këto pika të dobëta të rajonit dhe prandaj është e rëndësishme që jo vetëm si OSBE, por komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe vendet në rajon të përshpejtojnë proceset e konsolidimit të institucioneve, të demokratizimit të shteteve dhe integrimit euroatlantik të rajonit që të mos lënë hapësirë dhe mundësi për ndikime të tilla malinje në rajon.

Mes tjerash Osmani foli edhe për njoftimet e fundit se Kina mund të furnizojë Rusinë me armë, për ndryshimet kushtetuese, kryesimin me OSBE-në si dhe grupin e të pakënaqurve në BDI të njohur ndryshe si “Grupi i Zjarrit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button