ASHAM dhe heshtja e saj, gafa “shkencore“ e radhës!

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Maqedonisë së Veriut (ASHAM), duhet të prononcohet urgjentisht lidhur me zbulimin epokal të Stelave të Varreve Dardane të shekujve të II-të dhe III-të, në Shkup.

Injorimi, nonshalanca naive, heshtja dhe ç’përfillja e një zbulimi kaq relevant për rajonin dhe Civilizimin Antik Iliro-Dardan, që reflektojnë këto vlera të rëndësisë parësore materiale të Historisë Antike të Dardanëve, vijnë në kundërshtim dhe thyejnë parimet bazë të Konventës së UNESCO-s, të Kombeve të Bashkuara të vitit 1972, dhe Konventës së Hagës, të vitit 1954. “Një heshtje e këtillë, flet me zërin e saj të lartë të ç’perfilljes” së historisë së vendit dhe injorimin apo mospranimin e ekzistencës së një pjese të madhe të Civilizimit perëndimor, në hapësirat Iliro-Dardane, protagonistë të së cilit, si pasardhës, jemi vetëm ne Shqiptarët. Edhe një herë, një vetpozicionim naiv, i MANU-t në cilësinë e antagonistit të përbetuar!

Aq më tepër, mosndalimi i punimeve të pronarit privat, në lokalitetin ku ndodhet thesari në fjalë, është ‚krim dhe gjenocid kulturor‘ ndaj vlerave tona antike, që lejohet dhe tolerohet haptazi, nëpërmjet të mosprononcimit dhe mosinteresimit të këtij institucioni për realitetin e zhveshur dhe të patjetërsueshëm! Një nonshalancë edhe më e madhe, fatkeqësisht po vjen si “bashkëpunim” i ASHAM-it me strukturat politike shqiptare që ndodhen të pozicionuara në kolltukët e pushtetit aktual, që edhe një herë dhe në paturpësi, ky institucion i dijes dhe shkencës, të bëjë gafën e radhës, duke ardhur kështu, në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare, nëpërmjet të një heshtje “ad acta”, që në demens, po dëmton imazhin e saj tanimë të komprometuar, në nivel rajonal edhe me gjerë! Sa u përket antagonistëve të tjerë, pjesë e këtij institcioni, nuk kërkojmë gjë prej tyre, sepse sjellja “par excellence akademike e tyre”, është ajo e bashkëjetesës sipas terkut të “les privilegiées du nation!“.

Një hap eventual i shpejtë, drejtë reagimit lidhur me zbulimin dhe përkatësinë e Stelave Dardane, nga ana e ASHAM-it, do ndihmonte në përmirësimin e kredibilitetit të këtij institucioni të lartë të shkencës dhe dijes, dhe njëkohësisht do e largonte ASHAM-in nga miti i saj, i ëndrrës për “Antikën sllave!” Në përgjithësi do ishte kjo, një “bye-bye” nga kthetrat e Beogradit dhe Moskës!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button