SHBA-ja do t’i ndajë Ukrainës edhe 10 miliardë dollarë ndihmë

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, po i jep Ukrainës një ndihmë prej 10 miliardë dollarësh, duke përfshirë mbështetjen buxhetore për qeverinë në Kiev dhe ndihmën për ukrainasit që vuajnë nga efektet e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike, njoftoi të premten Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, raporton Koha.net.

“Këtë javë, si rezultat i mbështetjes dypartiake të Kongresit, Shtetet e Bashkuara filluan të japin 9.9 miliardë dollarë mbështetje shtesë buxhetore për Qeverinë e Ukrainës”, ka deklaruar Blinken.

Blinkeni ka thënë se financimi është “vendimtar për Ukrainën pasi ajo mbrohet kundër Rusisë dhe siguron që qeveria ukrainase mund të vazhdojë të përmbushë nevojat kritike të qytetarëve të saj, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe shërbimet e urgjencës”.

Ai gjithashtu pohoi se ndihma e vazhdueshme e SHBA-së ka “ndihmuar” që edhe vendet e tjera – përfshirë Kanadanë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe ato në Komisionin Evropian, të ofrojnë ndihmë ekonomike.

“Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj të pamëshirshme ndaj infrastrukturës energjetike civile dhe kritike të Ukrainës, ne po punojmë gjithashtu me Kongresin për të ofruar ndihmë shtesë energjetike për Ukrainën, një kontribut prej 250 milionë dollarësh që do të na mundësojë të adresojmë nevojat imediate, duke përfshirë pajisjet kritike të rrjetit të energjisë. Këto fonde do të ndihmojnë në mbajtjen e shkollave të hapura, gjeneratorë të energjisë elektrike për spitalet në punë dhe për të mbajtur shtëpitë dhe strehimoret në të gjithë Ukrainën të ngrohta”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button