Nuk mund të lëmë më të fuqishmit të vendosin për fatin e popujve të tjerë, deklaroi Osmani

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, në rolin e kryesuesit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka theksuar se nuk do të lejohet pushtimi i territoreve me dhunë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mund të lejojmë apo pranojmë pushtimin e territoreve me luftë, referendume të organizuara në mënyrë qesharake për territoret e pushtuara. Nuk mund ta pranojmë sundimin me dhunë dhe të lëmë më të fuqishmit të vendosin për fatin e popujve të tjerë”, tha Osmani.

Ai mori pjesë sot në seancën e 11-të Speciale Emergjente të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, ku e theksoi edhe qëndrimin e Maqedonisë së Veriut, si vend i cili që në fillim dënoi luftën ruse kundër Ukrainës.

“Sot është Ukraina, nesër mund të jetë cilido nga vendet tona që mbështetet në rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe e konsideron Kartën e OKB-së si një garanci të padiskutueshme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve. Federata Ruse ka shkelur këto parime themelore, të cilat ne të gjithë i vlerësojmë dhe për të cilat jemi dakord të gjithë, pavarësisht dallimeve tona”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button