Aspektet e mundshme zhvillimore të bujqësisë në Fushën e Pollogut

Shkuran: Nexhat Bexheti

Fusha e Pollogut është dhuratë nga zoti, por e shëmtuar nga njeriu. Cilësia e tokës është shumë pjellore, dhe laget nga lumenjtë, dhe proçkat në largësi të afërta, qe ua mundëson bujqve shumë lehtë, për t’i vaditur kulturat bujqësore të mbjella.

Por fatkeqësisht, kjo dhuratë e falur nëpërkëmbet, dhe shkretohet pikërisht nga ata të cilët e kanë obligim t’a punojnë, edhe që të fitojnë për jetën e tyre, mu aty para hundëve te pragu i shtëpisë, edhe ta harrojnë kurbetin.

Në një të kaluar të afërt, kjo tokë e ka ushqyer një shtet të madh dhe bujqit kanë jetuar me standard superior jetësor.

Kam pasur rastin të jem prezentë në një bisedë me instruktor nga Kina, ku thëniet e tyre për fushën e Pollogut se kjo fushë bashkë me malet përreth, se kjo fushë sikur të ishte në Kinë nga këtu do ushqeheshin rreth pesë milionë banor.

Fushën e Pollogut kur e shikojmë nga mali, më shumë i ngjanë një xhungle me dru të sinkronizuar nga mbjellja se sa fushë punuese.

Popullata e demotivuar që ta punojë fushën, sepse repromaterialet dhe makineritë bujqësorë janë ma çmime enorme të larta, subvencionet e shtetit korruptohen dhe nuk arrijnë tee destinacioni i vërtetë bujk.

Në këto vise ka resurse natyrore të cilat duhet të shfrytëzohen me një angazhim individual dhe institucional. Me aplikimin e njohurive tradicionale dhe me këshillimin nga institucionet profesionale, me sukses të bëhet kombinimi e faktorit njeri me resurset natyrore. Për tu arritur ky kombinim duhet të bëhen investime të vogla dhe të drejtohet rezultati pozitiv nga popullata.

Si punë elementare duhet të bëhet një qendër grumbulluese i prodhimeve bujqësore, luleve dhe barishteve shëruese nga malësia. Në qendrën grumbulluese të punësohen punëtorë me aftësi, njohuri dhe të specializuar për këto punë. Kjo fuqi punëtore do ta bëjë klasifikimin e prodhimeve sipas madhësisë, cilësisë dhe klasës. Kjo duhet të bëhet, për arsye se tregu Evropian e kushtëzon blerjen me këto kushte, që janë primare për tu avancuar prodhimet në BE.

Prodhimet bujqësore të Pollogut njihen si cilësore dhe natyrale, prandaj ekziston gatishmëri e shume kompanive të ndryshme që ti grumbullojnë dhe ti përgatisin të njëjtat për treg Evropian. Me këtë rast do të mblidhen mjete devizore si fitim për bujqit individual dhe si hyra për buxhetin e shtetit.

E gjithë kjo do të mundësojë që bujqit, vit pas viti, të motivohen edhe më shumë dhe të zhvillojnë bujqësinë, si degë të rëndësishme të ekonomisë.

Nëse arrijmë ta rimëkëmbim bujqësinë, vetvetiu do të kushtëzohet edhe zhvillimi i blegtorisë, si degë po ashtu shumë e rëndësishme e ekonomisë.

Natyra është një “fabrikë”, e cila shumë shpejtë i punëson njerëzit, por duhet të dimë ta shfrytëzojmë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button