Fushatë për siguri të motociklistëve në rrugë

Këshilli Republikan i Qarkullimit Rrugor, do të publikojë shënimin e fushatës së sigurisë në motocikleta.

Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullimin e Rrugëve e shpalli javën prej 16 deri në 22 qershor të vitit 2014 si Java për siguri të motocikletave.

Qëllimi i kësaj fushate është përmirësimi i kushteve dhe mundësive për pjesëmarrje të barabartë të motociklistëve në qarkullim, përmirësimin e gjendjes së tyre të sigurisë, ngritjen e ndërgjegjes publike për sjelljen e rregullt të motociklistve në qarkullim dhe ngritjen e ndërgjegjes te të gjithë pjesëmarrësit në qarkullim për respektimin e motociklistëve si grup i ndjeshëm, pjesëmarrës në qarkullim.

Në realizimin e kësaj fushate janë përfshirë Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullimin Rrugor, Ministra e Punëve të Brendshme, Ministria e Vetëqeversjes Lokale, Agjenca për të Rinj dhe Sport, Komuniteti i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Qyteti i Shkupit, Njësiti i Pushtetit Lokal, Organizata Botërore Shëndetësore – Zyra në Shkup, Instituti i Shëndetit Publik dhe Federata Motocikliste e
Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button