Presidenti i SHBA-së Biden takoi Zelenskiyn gjatë vizitës në Kiev para përvjetorit të luftës

Presidenti i SHBA Joe Biden bëri një vizitë të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas Kiev të hënën dhe u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në 2022, raporton Reuters, transmeton Portalb.mk.

Sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjithë kryeqytetin ukrainas ndërsa Biden vizitoi Kievin, por nuk pati raportime për sulme ajrore ose raketa ruse.

Biden tha se Uashingtoni do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet.

“Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit,” tha Zelenskiy.

Dy liderët u takuan për herë të fundit në dhjetor, kur Zelensky qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington.

Edhe asokohe, Biden e siguroi homologun e tij se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën “do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button