Parlamenti i Sllovakisë miratoi rezolutën me të cilën qeverinë ruse e shpall “regjim terrorist”

Parlamenti i Sllovakisë miratoi një projektrezolutë të re kundër sulmeve ruse në Ukrainë dhe e shpalli administratën e Moskës “regjim terrorist”, raporton Anadolu.

Për deklaratën votuan 78 nga 120 anëtarë të parlamentit sllovak, ndërkaq, në tekstin e rezolutës thuhej se duhet respektuar e drejta e popullit ukrainas për të përcaktuar të ardhmen e tyre, ndërsa Rusia u përshkrua si një regjim terrorist për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës ukrainase dhe civilëve.

“Kuvendi shpreh mbështetjen e tij për përpjekjet gjithëpërfshirëse ndërkombëtare për krijimin e një gjykate speciale për ndjekjen penale të krimeve të agresionit kundër Ukrainës dhe për hetime, ndjekje penale dhe ndëshkim të autorëve të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta gjithashtu thekson se rezultatet e referendumeve të mbajtura në rajonet ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia nuk do të njihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button