Bekteshi: Në RMV ka rritje të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, do të bëhet plan për ruajtje

Në periudhën e ardhshme do të formohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë (AEM), Komisionit Rregullator për Energji (KRE) dhe institucioneve përkatëse në fushën e energjetikës, i cili do të punojë në krijimin e legjislacionit të ri që do të hapë mundësinë e ruajtjes së energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit të sotëm me kryetarin e AEM, Koço Angjushev dhe kryetarin e KRRE-së, Marko Bislimoski. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga MEPSO dhe EVN.

“Do të formohet grup pune që do të përfshijë përfaqësues të të gjitha institucioneve përkatëse dhe AEM që do të punojë për hartimin e legjislacionit të ri për mundësinë e ruajtjes së energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme si nga shteti ashtu edhe nga investitorët privatë, duke marrë parasysh investimet që janë duke u realizuar dhe do të realizohet në periudhën e ardhshme nga burimet e rinovueshme të energjisë, veçanërisht nga termocentralet fotovoltaike”, tha ministri Bekteshi.

Ministri potencoi se Ministria e Ekonomisë po punon në vazhdimësi për ndërtimin e sistemit energjetik në vend dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik.

“Ka“bum” të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, dua t’i bëj thirrje investitorëve që të ndjekin të gjitha procedurat në rast se nuk kemi një prodhim shumë më të madh se nevojat e shtetit. Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë, prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme është i kufizuar, veçanërisht nga fotovoltaikët, mullinjtë e erës, biomasa etj, tha Bekteshi.

Ministri gjithashtu informoi se për momentin po punohet edhe për një Plan Indikativ që do të përcaktojë procedurën dhe procedurat që duhet të kalojnë të gjithë investitorët për ta bërë investimin më të thjeshtë dhe për të pasur parashikueshmëri, e gjitha kjo në mënyrë që investimet e tyre të jenë fitimprurëse dhe të njohin procedurën për sa i përket mundësive të sistemit të transmetimit dhe sistemit të shpërndarjes në mënyrë që ai të marrë energjinë elektrike që do të prodhohet nga termocentralet fotovoltaike.

Siç thonë nga AEM, kapaciteti i madh i instaluar i termocentraleve nga burimet e rinovueshme të energjisë gjatë vitit të kaluar, e veçanërisht termocentralet fotovoltaike, tani mund të shkaktojnë dëme në sistemin dhe rrjetin e transmetimit në Maqedoninë e Veriut. Ai kërkoi nga Asociacioni që të rregullojë ligjërisht energjinë elektrike të prodhuar nga shumë termocentrale fotovoltaike që po ndërtohen dhe do të ndërtohen, me ruajtjen e energjisë elektrike në të ashtuquajturat “magazinim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button