Kosova, ​15-vjet shtet i pavarur

Kosova sot shënon 15 vjetorin e pavarësisë. Para objektit të qeverisë është ngritur solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës. Aty kanë marrë pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ai i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe kryeministri Albin Kurti. Pastaj kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, transmeton Portalb.mk.

Të njëjtit kanë bërë nderime edhe pranë obeliskut për të pagjeturit.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Për 15 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë financiare dhe sportive.

Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button