SHVL-UÇK përkujton, 13 vite pa Fadil Nimanin ‘Tigri’

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  në vazhdën e kujtimit të të rënëve për liri, përkujton 13 vitet nga rënia heroike e Fadil Nimanit të njohur si Komandat Tigri me vizitat e tyre tek familjarët e dëshmorëve.

Rrënja heroike e komandant Tigrit tregon mirë se si duhet luftuar për bashkimin kombëtar dhe se aty ku flitet shqip aty është Shqipëri tha kryetari i SHVL-së Fazli Veliu për programin tonë duke shtuar se do të vizitohen familjarët e dëshmorëve dhe se përmes fondacionit Dëshmorët e kombit në Tiranë falë mërgimtarëve shqiptar do tu ndihmohet familjeve të dëshmorëve dhe do të ngrihen përmendore në trojet shqiptare.

   “Fillimisht do ti vizitojmë familjet në Shkup duke filluar nga Bojana, Hasanbegu, Nakushtaku dhe nga dita e nesërme do të jemi në anën e Tiranës drejtpërdrejt duke u takuar me anëtarët e familjeve dhe duke plotësuar kushtet nga fondi DA ( Dëshmorët e atdheut), fondacion ky që mbështetet nga mërgimtarët shqiptarë“  tha Veliu.

 Ndryshe Tigri ishte komandant i brigadës 113 së bashku me Lefter Koxha i njohur si Komandant Teli, Arben Bajramin, Pajtim Roçi, Abaz Beqiri, Ndriçim Hoxha e shumë e shumë të tjerë që dhanë jetën për liri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button