Të paktën tre persona të vrarë nga të shtënat në Miçigan

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një sulmues i armatosur qëlloi me armë të hënën mbrëma në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, transmeton REL.

Sulmuesi qëlloi veten për vdekje disa kilometra më larg.

Policia njoftoi vdekjen e tij të marten në mëngjes, katër orë pas sulmeve, fillimisht në Berkey Hall, një ndërtesë akademike, dhe më pas aty pranë, në Union MSU, një menzë e famshme ku studentët kalojnë kohën.

Qindra oficerë kishin kontrolluar kampusin East Lansing, rreth 145 kilometra në veriperëndim të Detroitit, për të dyshuarin. Ai u gjet i vdekur jashtë kampusit nga një “plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha Chris Rozman, zëvendës shefi i përkohshëm i departamentit të policisë së kampusit.

Rozman tha se ishte shumë herët për të ditur motivin dhe nëse burri kishte ndonjë lloj lidhjeje me universitetin.

“Ka shumë gjëra që ne nuk i dimë në këtë pikë”, tha Rozman.

Dy persona u vranë në Berkey dhe një tjetër u vra në Unionin MSU, tha ai.

Zëdhënësi i spitalit Sparrow John Foren tha se ai nuk kishte informacion mbi gjendjen e pesë personave të plagosur të dërguar atje.

Shteti i Miçiganit ka rreth 50,000 studentë. Të gjitha aktivitetet e kampusit u anuluan për 48 orë, përfshirë sportet dhe orët mësimore.

Të shtënat në shtetin e Michiganit janë të fundit në atë që është bërë një vit i ri vdekjeprurës në SHBA.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga të shtënat masive që në fillim të vitit 2023, më së shumti në Kaliforni, ku 11 persona u vranë teksa pritën Vitin e Ri Hënor në një sallë vallëzimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button