Mos t’i politizojmë profesionet?

Shkruan: Albert Ramadani

Sistemet partiake janë ato që diktojnë dhe i dirigjojnë profesionet. Por, kur nuk je në sistemet partiake, nuk mundemi të ushtrojmë profesionin në asnjë institucion, si në institucione publike ashtu edhe private. Kur jemi brenda institucioneve publike dihet mirë se i gjithë mekanizmi partiakë e shqyrton, e shoshit mirë e mirë ne organet partiake, duhet të ketë besimin partiakë, besimin e liderit mandej vjen në pyetje shqyrtimin i profesionit.

Kur profesionet dirigjohen nga partitë politike, profesioni më nuk ushtrohet si profesion, por profesioni kapet apo shkrihet tërësisht në sistem partiakë. Profesionet të cilët nuk duhen asnjëherë të dirigjohen e diktohen nga partitë politike dhe të devijojnë nga profesioni ne të subjektit politike. Instancat e drejtësisë, sigurisë, shërbimeve shëndetësore me një fjalë instancat vitale shtetërore.

Futja nën kontroll të personave profesional me peshë të lartë në institucione vital automatikisht kapë çdo instancë që drejtohet nga profesionistët. Kapje dhe dirigjimet nga partitë politike si në institucione qendrore dhe në ato lokale, por mos t’i përjashtojmë edhe profesionistet të cilët janë në krye të bizneseve apo afarizmave, por që doemos duhet të jetë i lidhur me partitë, qoftë ne institucione qendrore apo ato lokale për të ushtruar të drejtën profesioniste dhe atë të interesit për të operuar.

Interesin për të operuar dhe jetuar, partitë politike e lidhin dhe e nuhatin më tepër te profesionistet, profesionistet e gjitha fushave ne institucione publike dhe ne ato private. Profesionisti sot vështirë e ka ta ruaj e ta ushtroj profesionin, pa ndikimin dhe politizimin e tij.

Kur flasim e diskutojmë për ndikimin dhe politizimin e profesionisteve, dihet mirë se shumë nga profesionistet dirigjohen nga partitë politike, apo dirigjohen ne momentin kur profesionisti kërkon punë ne forma të hapjes së aplikimit për vende të punës, ku për pozita të larta profesionisti duhet të gjejë rrugë alternative që të vjen deri ti vendi i punës, por prapë se prapë ai nuk arrin të ushtrojë detyrën e profesionistit, por kemi raste që profesionisti punësohet me emërim të liderit partisë apo të drejtuesit partisë ne instanca lokale, por gjithmonë me bekimin e liderëve të partive.

Kur kemi punësime të profesionisteve  në nivel qendror, vendos lideri dhe fuqia e koalicionit, por edhe ne raste punësimit dhe emërimeve ne nivel lokale, partia fituese bashkë me partitë në koalicion vendosin për fatin e rekrutimit apo punësimit, kjo vlen edhe tek afaristet po nëse je pjesë mbështetëse e partive ne pushtet, qendror apo lokal mundet të vjen në shprehje diktimi i punës apo edhe pse jo të mekanizmave të tjera që me një mënyrë apo tjetrën drita e gjelbër duhet të merret nga partiakët ne pushtet.

Profesionisti nuk arrin të kryen punën në mënyrë efikase dhe të pavarur, deri sa kontrolli kryesor dhe dirigjimi ne detyrën e profesionistit vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthor nga fuqia politike e kuzhinave partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button