Krasniqi: Daka po tenton t’u japë të drejtë vote serbëve të Serbisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ-së) ende nuk e ka të qartë se sa do të jetë numri i mundshëm i votuesve serbë, veçanërisht të atyre që do të votojnë jashtë Kosovës.

Ndërkohë, anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e akuzon kryetaren e këtij komisioni, e cila po merr pjesë në bisedimet me Serbinë për zgjedhjet në veri, se po tenton që të drejtën e votës në Kosovë t’ua njoh të gjithë serbëve në Serbi. Kjo do të ishte fatale mendon ai, pasi do të legjitimonte të gjitha pretendimet e rrejshme serbe për Kosovën dhe trojet shqiptare.

Krasniqi thotë se pret që rreth 1.7 milionë qytetarë do të kenë të drejtën e votës, shqiptarë, serbë dhe të tjerë. Por, Krasniqi, pret që të mos ketë më shumë se sa 5-6 për qind votues serbë në fund të procesit, pasi po aq rezulton numri i serbëve nga regjistrimi i bërë në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

“Ndërsa, nëse ka ndonjë tendencë për rritjen e votuesve serb kjo është pjesë e marrëveshjes, e cila është kundër kushtetuese dhe rrezikon shtetin e Kosovës, sepse ka tendenca nga Valdete Daka që me pas mundësin secili qytetar i Serbisë me pas drejt vote në Kosovë, që mundet me sjell një rebalanc demokratik i cili pastaj sjell konflikte”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button