Kriptobanka Amerikane Silvergate u përball me tërheqje kriptomonedhash me vlerë 8 miliardë dollarë

Konsumatorët e Bankës Amerikane Silvergate, e cila ofron edhe shërbime kriptomonedhash, kanë tërhequr 8 miliardë dollarë depozita kripto, transmeton pcworld.al.

Afro 2/3 e konsumatorëve të bankës kanë tërhequr depozitat e tyre në tre muajt e fundit të 2022.

Banka ka shitur 5.2 miliardë dollarë asete për të mbuluar kostot dhe ruajtur likuiditetin.

Lajmi vjen ndërsa autoritetet rregullatorë Amerikane kanë paralajmëruar bankat të cilat lëshojnë apo mbajnë kriptoasete të aplikojnë praktikat më të mira bankare.

Silvergate është një bankë e listuar në Bursën e New York-ut dhe rregullohet brenda sektorit financiar. Është një prej bizneseve të vogla të këtij sektori që ofron shërbime në kriptomonedha.

Tërheqjet vinë pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave FTX e cila u vlerësua me 32 miliardë dollarë përpara se të shpallte falimentin në Nëntor.

Ish bosi i FTX Sam Bankman-Fried kërkoj pafajësinë përballë akuzave se ka mashtruar konsumatorët dhe investitorët. Prokurorët thotnë se afro 1 milionë kreditorë kanë humbur paratë e tyre.

Rasti ka tronditur industrinë kripto duke nisur një valë falimentimesh të kompanive të tjera që ushtrojnë veprimtari të ngjashme.

Silvergate siç duket është viktima më e fundit e dimrit kripto që ka mbërthyer mbarë industrinë që prej Pranverës së vitit të kaluar.

E ashtuquajtur kriptobankë, Silvergate zinte një pozicion të tillë në treg që sillej si bankë për kompanitë e kriptomonedhave të cilat kishin vështirësi të merrnin shërbime bankare nga burime tradicionale.

Një prej konsumatorëve të saj ishte edhe kompania e Bankman-Fried, Alameda Research, e cila besohet të jetë në zemër të kolapsit të FTX.

Edhe pse një goditje e rëndë për Silvergate për humbjen e një konsumatori të madh, po humbja më e madhe është dëmi i shkaktuar nga imazhit të industrisë kripto.

Silvergate ishte një bankë e vogël në SHBA përpara se të hynte në botën e kriptomonedha dhe doli publikisht në Nëntor 2019-ës. Në kulmin e industritë, aksionet e bankës ishin rritur me 1500%.

Gjatë kësaj periudhe madje tentoi të hidhte në treg stablecoinin e saj, një formë kriptomonedhe e lidhur me një aset si ari, dollari Amerikan apo edhe kriptomonedha të tjera.

Në Janar të 2022 banka shpenzoi 182 milionë dollarë për të blerë teknologjinë pas stableconit Diem të Meta që nuk u bë kurrë realitet. Tërheqjet mendohet ti kenë shkaktuar humbje prej 718 milionë dollarë dhe çuar në shkurtimin e 40% të stafit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button