OKB: Armëpushimi i përkohshëm i Putinit nuk e zëvendëson paqen

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të mirëpriste çdo armëpushim në Ukrainë me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, ” duke e ditur se një armëpushim i tillë nuk do të zëvendësonte paqen, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare ,” tha ai, raporton ABC.

Ukraina hodhi poshtë më herët njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh nesër dhe të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Moska të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.

Guterres ndërkohë ka shpërndarë misionin për të gjetur prova të sulmit në qytetin ukrainas të Olenivka korrikun e kaluar, në të cilin të burgosur ukrainas u vranë nga separatistët pro-rusë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë bërë thirrje për një hetim mbi sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button