Putin urdhëroi armëpushim në Ukrainë gjatë Krishtlindjes ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e armatosura ruse që të zbatojnë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit me trupat ukrainase, më 6 dhe 7 janar, për festën e Krishtlindjes ortodokse, raporton REL.

Në urdhrin e tij, të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, më 5 janar, Putin ka thënë se armëpushimi do të fillojë në mesditë, më 6 janar dhe do të zgjasë deri në mesnatë, më 7 janar.

Ai i ka bërë thirrje Kievit që të respektojë këtë hap, për t’iu mundësuar civilëve që banojnë përgjatë vijës së kontaktit t’i vizitojnë kishat në prag të Krishtlindjes dhe të kremtojnë festën.

Më herët, gjatë së enjtes, presidenti rus i tha homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për dialog me Ukrainën nëse Kievi pranon se territoret e pushtuara nga Moska janë territore ruse, njoftoi Kremlini.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Ankarasë, Erdogan i kërkoi Putinit shpalljen e armëpushimit “të njëanshëm” në Ukrainë.

Urdhri i Putinit për armëpushim erdhi pasi më herët gjatë 5 janarit, lideri shpirtëror i Rusisë, Patriarku Kirill, bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi gjatë Krishtlindjes ortodokse, që festohet këtë javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button