Shënohet 68 vjetori i Hiroshimës (Video)

Dhjetëra mijërëz njerëz janë mbledhur në qytetin japonez Hiroshima, për përvjetorin e 68-të të përdorimit të bombës së parë atomike. 

Të mbijetuarit, të afërmit e familjeve dhe aktivistët janë bërë bashkë në parkun e paqes të qytetit në afërsi të epiqendrës ku shpërthimi i vitit 1945 morri jetën e 140 mijë njerëzve.

Kryeministri Shinzo Abe, ka thënë se si vetmi vend që është sulmuar me armë bërthamore është detyra e Japonisë që të kërkojë eliminimin e këtij armatimi.

Tre ditë pasi është hedhur bomba në Hiroshimë, një bombë e dytë e ka goditur Nagasakin duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz të tjerë.

Pak pas goditjes nga dy bombat, Japonia është dorëzuar duke i dhënë fund kështu Luftës së Dytë Botërore.

Qëndrimet kundër çdo gjëje bërthamore janë forcuar pas cunamit të vitit 2011 i cili shkaktoi një shpërthim në impiantin bërthamor në Fukishima./evropaelire/

Lajme të ngjashme

Back to top button