Apple, ora me ekran të lakuar, në tetor
Këtë tetor, Apple është duke u përgatitur për ta shitur pajisjen e saj të parë që bartet në trup këtë tetor.
Fillimisht, plani i Apple është që të prodhojë 3-5 milionë ora në muaj, raporton Nikkei duke cituar një furnizues të paidentifikuar të pjesëve të Apple, dhe burime të afërta me këtë çështje.
Specifikat e orës së mençur të Apple janë ende duke u finalizuar, por pajisja mendohet se do të vijë me ekranin e lakuar OLED (diodë që jep dritë organike) dhe sensorët që mbledhin të dhënat shëndetësore nga glukoza në gjak dhe konsumi i kalorive në aktivitetin e gjumit, njofton agjencia japoneze e lajmeve.
Industria ka pritur prej kohësh që Apple të zbulojë disa lloje të orëve të mençura, pas prezantimit të modeleve të tilla nga rivalët sikurse Samsung dhe linja e orëve Galaxy Gear.
Më herët gjatë këtij viti, drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka premtuar “kategori të reja të produkteve” në vitin 2014. /Telegrafi/