Kancelari Scholz: Bashkëpunimi ekonomik me Moskën i mundshëm me një kusht

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se bashkëpunimi ekonomik i Gjermanisë me Moskën është i mundur nëse kjo e fundit i jep fund luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rusia do të mbetet vendi më i madh në Evropë pas luftës, tha kancelari Scholz në Komitetin Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike me Evropën Lindore, duke shtuar se Gjermania duhet të përgatit për atë epokë.

Duke përsëritur se marrëdhëniet me Rusinë aktualisht janë ulur ndjeshëm, Scholz shtoi megjithatë se “nëse Rusia i jep fund luftës, gjithashtu ka nevojë për mundësinë që të mund të fillojë përsëri bashkëpunimin ekonomik”.

Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin jo vetëm që shkatërroi shumë vende dhe jetë njerëzish në Ukrainë për ëndrrat e tij perandorake, por shkatërroi edhe të ardhmen e vendit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button