WhatsApp me mesazhe tekst që mund të shihen vetëm një herë

Në Nëntor të 2020-ës, WhatsApp më të fund solli një funksionalitet privatësie, atë të mesazheve që vetëfshihen. Fillimisht përdoruesit kishin vetëm një opsion ku mesazhet fshihen në mënyrë automatike pas 7 ditësh por platforma zgjeroi funksionalitetin për të mundësuar fshirjen pas 24 orëve ose 90 ditëve, raporton PCWorld.

Sipas WABetaInfo, kompania tashmë po punon me një version akoma më ekstrem të mesazheve të vetëfshihen, një mesazh i cili mund të shihet vetëm njëherë dhe më pas fshihet për dërguesin dhe marrësin.

Funksionaliteti i ri mund të gjendet në versionin më të fundit beta të WhatsApp për Android. Sapo dërgoni një mesazh të tillë, marrësi nuk mund ta ndajë me të tjerë e as ta ridërgojë tek një përdorues tjetër.

Vlen për tu theksuar se WhatsApp e ka një funksion të tillë për fotot dhe videot por tani po aplikohet edhe tek tekstet. Kur shikoni një video dhe foto që mund të shihet vetëm njëherë, marrësi nuk mund ti bëjë screenshot dhe e njëjta sjellje pritet për funksionin e ri.

Për fotot dhe videot, funksionaliteti shiko njëherë aktivizohet duke zgjeruar foton dhe videon e më pas klikuar ikonën “1”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button