SHBA-ja e paditi TikTokun

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit amerikan Indiana, Todd Rokita, ka akuzuar të shtunën TikTokun se ofron “përmbajtje që përshkruan alkoolin, duhanin dhe drogën: përmbajtje seksuale, lakuriqësi dhe fyerje të mëdha”, shkruan Bloomberg.

Sipas Rokitas, TikToku e promovoi këtë përmbajtje pavarësisht nga mosha e përdoruesve, “që do të thotë se është në dispozicion për përdoruesit e moshës 13 vjeç”. Ai konfirmoi padinë për këtë platformë, transmeton Koha.net.

Sipas prokurorisë, TikToku “promovon një sërë përmbajtjesh të papërshtatshme për përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç në të gjithë Shtetet e Bashkuara”.

Një tjetër padi pretendon se autoritetet kineze mund të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve të TikTokut.

“Qeveria kineze dhe Partia Komuniste po tregojnë interes për llojin e të dhënave që mbledh TikToku për përdoruesit e tij, të cilat ata mund t’i përdorin për të spiunuar dhe shantazhuar ata përdorues”, ka thënë ai.

Këtë vit, TikToku ishte nën vëzhgimin e autoriteteve amerikane për shkak të supozimit të mbledhjes së tepruar të të dhënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button