Tension mes militantëve në Shkodër, nxirren edhe armët

Vijon numërimi i votave në Qarkun e Shkodrës, por me kalimin e minutave është shtuar disi tensioni në KZAZ nr.3. Pranë qendrës së numërimit në gjimnazin “Jordan Misja” ka pasur konfrontime mes simpatizantëve të PS, PD dhe LSI raporton gazeta Panorama.

Shtimi i vëzhguesve të PD në numër më shumë se të PS dhe LSI ka bërë që këta të fundit të kërkojnë edhe ata të rrisin forcat. Kjo situatë ka nxehur gjakrat dhe ka derivuar në një përplasje, aq sa militantët kanë nxjerrë edhe armët.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka evituar ndonjë situatë të paparashikueshme. Megjithatë, në këtë KZAZ dhe të tërë këtë qark vijon numërimi i votave. Mbasditen e së hënës ka patur një avancë në vota të koalicionit të majtë. Edhe në KZAZ nr.5, që përkon me votuesit e qytetit, mazhorancën në vota e ka Partia Socialiste dhe koalicioni i saj.  

Lajme të ngjashme

Back to top button