Inteligjenca britanike: Evropa ka dëbuar 400 spiunë rusë këtë vit

Një zyrtar i lartë i inteligjencës britanike tha se vendet evropiane këtë vit kanë dëbuar qindra zyrtarë rusë që mendohet se janë spiunë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këtë vit, një fushatë e bashkërenduar ka parë një numër masiv zyrtarësh rusë të dëbuar nga vendet anembanë botës, përfshirë më shumë se 600 nga Evropa, mbi 400 prej të cilëve ne gjykojmë se janë spiunë”, tha Ken McCallum në një fjalim në selinë e MI5.

Ai tha se përveç valëve të koordinuara të sanksioneve kjo është “goditja strategjike më e rëndësishme” kundër shërbimeve të inteligjencës së Rusisë në historinë e afërt evropiane.

“Ne kemi punuar intensivisht për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar mjedisin më të vështirë të mundshëm operativ për veprimet e fshehta ruse”, tha McCallum.

Ai thekson se Britania refuzoi 100 aplikime për viza diplomatike për arsye të sigurisë kombëtare.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë e gatshme për agresionin rus në vitet e ardhshme”, theksoi McCallum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button