Zelensky: Nuk ka asnjë dyshim, raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk ka  dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni nuk ishte ukrainase, raporton TopChannel.

Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm.

Megjithatë, kryeministri polak tha në orën e fundit se nuk mund të përjashtojë se sulmi , katër milje nga kufiri ukrainas, ishte një “provokim”.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button