“The Reporters” do të këndojnë live në Tetovë
Grupi muzikor i gazetarëve “The Reporters” e prezanton live albumin e tyre të parë, me koncerte në tetë qytete anembanë Maqedonisë. Koncerti i radhës i turit të bendit të parë muzikor të gazetarëve në botë me material të tij autorial është i caktuar për të premten, 6 qershor 2014 në klubin artistik “N’qosh” në Tetovë. Përkrahje për “The Reporters” do të japin grupi shqiptar nga Tetova “Kërpudhat”, shpresat e reja të skenës muzikore tetovare.
Mjetet e mbledhura nga koncertet dhe shitja e CD-së do të dedikohen për “Fondin Solidar për Gazetarët”, të cilin e formoi Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SSNM), i cili do të përdoret për të ndihmuar gazetarët dhe punonjësit në media kur do të kenë nevojë për ndihmë.
Përveç në Tetovë, gazetarët – muzikantë gjer më tani kanë mbajtur koncertet promovuese në Shkup dhe Shtip, kurse në javët e ardhshme dhe do të vizitojnë edhe Ohrin, Strugën, Manastirin, Prilepin, Strumicën, dhe Kumanovën.
“The Reporters” janë:
– Petrit Saraçini (Amon M’ra) – vokal
– Zharko Dimitrioski – solo kitarë
– Dragan Antonovski – ritëm kitarë
– Borjan Jovanovski – bateri
– Mile Boshnjakovski – bas kitarë
– Stojan Trpçevski – vokal dhe klavijaturë