Gazetarët iranianë bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve të tyre

Më shumë se 300 gazetarë iranianë kanë publikuar një letër të hapur, përmes të cilës bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve që janë arrestuar për mbulimin e vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminin.

Letra u publikua nga e përditshmja reformiste iraniane, Etemad, më 30 tetor, transmeton REL.

Amini, 22-vjeçare, ka vdekur në paraburgim. Policia e Moralit e kishte ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Gazetarët kërkuan lirimin e Niloufar Hamedit, i cili bëri një foto të prindërve të Aminit, të cilët ishin të përqafuar në një spital të Teheranit, ku vajza e tyre ishte shtrirë në koma.

Postimi i kësaj fotoje në Twitter ishte raportimi i parë për rastin e Aminit.

Letra e gazetarëve u kërkoi gjithashtu autoriteteve të lironin Elahe Mohammadin, e cila mbuloi funeralin e Aminit në qytetin e saj të lindjes në Saqez, vendin ku filluan protestat që më vonë përfshinë gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button