Rama: KE, “PO” e fortë për statusin e vendit kandidat
Një “PO” e fortë pa rezervë për statusin e kandidatit për Shqipërinë, u rekomandohet vendeve anëtare nga Komisioni. Kështu shkroi në “Twitter”, kryeministri Rama menjëherë pas publikimit të progress-raportit të Komisionit Europian për ecurinë e vendit tonë në procesin e integrimit.
Pas takimit që kryeministri Rama pati me Komsionerin Fyle nisi raundi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë mbi përparësitë kyçe për Shqipërinë.
Në takim merrnin pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës.
Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura Fyle është shprehur se KE vlerëson punën e bërë nga qeveria paraardhëse dhe kabineti actual në reformat e ndërmarra.
Fyle tha se KE ka dhënë rekomandimin për statusin pa asnjë dyshim dhe pa kushte.