Rilkovski: Zgjedhjet për plotësimin e mandateve të LSDM nuk mund të mbahen kur të dojë Gruevski

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk organizon zgjedhje në bazë të datave të thëna në intervista, por duke u bazuar në ligjin, aktet dhe dokumentet, thotë kryetari i KSHZ-së Nikolla Rilkoski për “PlusInfo”.

Dje, kryeministri Nikolla Gruevski në intervistë për MIA ka thënë se më 18 ose 19 qershor të këtij viti, do të mbahen zgjedhje për mandatet e kthyera të deputetëve të opozitës, me çka në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë mbetur 33 vende të lira për deputet.

“Zgjedhje nuk organizohen për pesë ditë. Personalisht mendoj se datat nuk përputhen me atë që thotë ligji. Sipas meje, këto zgjedhje do mund të ndodhin për dy deri në tre muaj.

KSHZ nuk merr vendime sipas informacioneve të dhëna në intervista, por vendosim sipas ligjit, akteve dhe dokumenteve. Për dorëheqjet e dorëzuara po vazhdon procedura që duhet të kryhet, e cila ka të bëjë me afate”, thotë Rilkoski.

Dorëheqjet e 33 deputetëve ende nuk janë konstatuar në seancën e Kuvendit të RM-së, por pasi të vendohen në rend ditorë në seancë plenare, atëherë Kuvendi lajmëron KSHZ-në për dorëheqjet e dorëzuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button