Zgjohu dorëzon kërkesën për shqyrtimin e përgjegjësisë së prokurores në rastin Monstra

Pas thirrjes së lëvizjes qytetare “Zgjohu”, që Këshilli i Prokurorëve Publikë të fillojë nismën për vlerësimin e punës së prokurores në rastin “Monstra” Gordana Geshkovska, dhe nëse përcakton përgjegjësi ta shkarkojë atë nga detyra, kryetari i Këshillit Kostadin Kizov shprehet se ky trup do të mund të debatojë pasi të marrë zyrtarisht një kërkesë të tillë për shqyrtimin e veprimtarisë së saj.

“Së pari, duhet të marrim një kërkesë të tillë zyrtarisht. Më pas duhet t’i marrim fjalët integrale përmbyllëse të prokurores. Pasi t’i shqyrtojmë, vendimin e merr shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit. Unë nuk vendos vetë, ne jemi trup kolektiv prej 11 anëtarësh”, u shpreh Kizov në deklaratën për Dojçe Vele në maqedonisht.

Për këtë shkak sot, e mërkurë 4 qershor, me fillim në ora 12:50, në Prokurorinë Publike në Shkup, ZGJOHU! do ta dorëzon kërkesën për shqyrtimin e përgjegjësisë së prokurores në rastin Monstra

Prokurorja Geshkovska, nga ana tjetër, shprehet se nuk ka bërë precedencë.

“Unë doemos duhet të flisja për motivet. Doemos duhet të them pse të akuzuarit e kanë zgjedhur pikërisht atë moment dhe ata njerëz të rinj, e jo disa tjerë. Kur bëhet fjalë për veprën “terrorizëm”, njëri prej elementeve kryesore është të sqarohet motivi i atyre që e kanë kryer veprën penale. Në këtë rast, të akuzuarit mohonin gjithçka. Fjalët e mia përmbyllëse mbështeteshin në prononcimet e katër dëshmitarëve dhe të shumë dëshmive të tjera që janë marrë gjatë hetimit”, deklaroi Geshkovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button