Obama: Putini të bëjë një zgjedhje për Ukrainën

Presidenti amerikan, Barak Obama është shprehur se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet të ndërmarrë hapa për rindërtimin e besimit të humbur lidhur me veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Komenti i Obamës vjen pas vizitës së tij në Poloni ditën e martë, në ndalesën e tij të parë gjatë vizitës 3-ditore në Europë, e cila synon, pjesërisht, të risigurojë aleatët në Europën Lindore, që janë prekur nga aneksimi i rajonit të Krimesë nga Ukraina.

Putini “ka një zgjedhje për të bërë” lidhur me Ukrainën, tha Obama gjatë një konference në Varshavë, duke i bërë thirrje presidentit rus të vazhdojë tërheqjen e turpave ruse nga kufiri me Ukrainën dhe të bindë separatistët pro-Rusisë të mos ndërhyrjnë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

“Unë mendoj se është e mundur që ne të rindërtojmë besimin e thyer”, vazhdoi Obama. Ndërkohë, ai paralajmëroi se kjo “do të kërkojë pak kohë”.

Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se separatistët në Ukrainë koordinohen dhe mbështeten nga Rusia, një pretendim që Moska e ka mohuar. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button