Myslimanët në Amerikë ndërtojnë xhami me fonde vetanake (FOTO)

Pak katër vitesh punë intensive, myslimanët amerikanë të Kalifornisë kanë hapur një xhami të re në jug të vendit, e që është produkti i parë nga financimi i myslimanëve vendas.

Komuniteti mysliman hapi Xhaminë Kubaa në San Gabriel Valley, ku u organizua ndejë e përbashkët.

Xhamia Kubaa është një transformim i një hapësire lutjeje, e cila u improvizua nga një kishë e rrënuar.

Tani, së bashku me xhaminë është ndërtuar edhe qendra islamike, një shkollë, klinikë shëndetësore dhe tri biblioteka.

E veçanta e këtij projekti ishte se është financuar tërësisht nga myslimanët vendas, e që ka kërkuar hiç më pak se 5.5 milion dollar. Xhamia Kubaa ka një pamje mahnitëse, me kupolë të kaltër dhe minare të lartë.

Muret e xhamisë janë dekoruar me kaligrafi islame, tepihët janë nga Pakistani dhe abazhurët janë nga Dubai.

Shumë myslimanë në SHBA, që jetojnë në rrethet e Kalifornisë kishin financuar me nga 100,000 dollarë, ndërsa disa biznesmenë mysliman dhanë deri në 500,000 dollarë.

Gratë myslimane kontribuuan me 100.000 $, përmes shitjes së veshjeve islame si dhe dhjetëra mjeshtër të aftë kontribuuan me shërbimet dhe materialet e ndërtimit për të ulur koston.

Udhëheqësit myslimanë në jug të Kalifornisë thanë se ata gjithashtu do të planifikojnë ndërtimin e mensës ushqimore për myslimanët, një qendër për dhurimin e gjakut, si dhe do të organizojnë takime ndërfetare dhe aktivitete të tjera.

Myslimanët e San Gabriel Valley ishin gjithashtu mirënjohës për fqinjët e tyre të cilët nuk ngritën asnjë kundërshtim ndaj ndërtimit të xhamisë, ndryshe nga projekte të ngjashme në qytete të tjera të vendit.

Ndërtimi i xhamive në SHBA ka hasur vazhdimisht në kundërshtime që nga 11 shtatori, ndërsa një xhami e propozuar pranë Ground Zero në Nju Jork është kthyer në një debat publik kombëtar dhe politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button