Rexhepi dhe Jankullovska firmosin sot marrëveshjen për vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq

Sot me nënshkrimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Kosova sot do të zyrtarizohet për hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq, që lidh Kumanovën dhe Gjilanin.

Marrëveshjën për palën maqedonase  do ta nënshkruaj Ministrja e Brendshme Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe në emër të Republikës së Kosovës Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, në një takim që do të zhvillohet në afërsi të kalimit kufitar Glloboçicë, në afërsi të Jazhincës.

Nënshkrimi i marrëveshjes do t’i hapë rrugë hapjes së kësaj pike kufitare që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të banorëve të të dyja vendeve, duke shkurtuar për 10 kilometra rrugën për banorët e kësaj ane, të cilët aktualisht kalojnë nëpër vendkalimin kufitar të Tabanocit.

Lajme të ngjashme

Back to top button