Putin i dha nënshtetësinë ruse amerikanit Edward Snowden, i akuzuar për spiunim

Përmes një dekreti të nënshkruar sot, presidentit rus Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse amerikanit Edward Snoëden, raporton The Guardian. Ai ka gati një dekadë që e kërkon nënshtetësinë ruse, transmeton Portalb.mk.

Ai kishe publikuar disa sekrete të inteligjencës së SHBA-ve, dokumente, incizime telefonike që kanë dëmtuar pastaj stabilitetin e politikës ndërkombëtare. Ai akuzohet edhe për spiunim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin refuzuar amnistinë e Snowden, prandaj ai një kohë të gjatë ka qëndruar në Moskë, duke kërkuar nënshtetësi nga viti 2013.

Ndryshe, Edward Snowden, ish-kontraktori i CIA-s, i cili ka zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, vitet e fundit i kaloi në Moskë, ku kishte ardhur nga Hong Kongu. Autoritetet amerikane kanë përsëritur kërkesën për Rusinë, që të dorëzojë Snowdenin në SHBA, ku edhe do të përballet me akuzat për spiunazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button