Scholz zotohet për të forcuar ushtrinë gjermane dhe për të mbrojtur sigurinë e Europës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një deklaratë të tij pohon se Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës për të garantuar sigurinë e Evropës, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Duke pasur parasysh faktin që Rusia paraqet një kërcënim të madh të NATO-s, Scholz deklaron se Evropa duhet të jetë e përgatitur për t’u ballafaquar me këtë kërcënim

Ai është zotuar për ta bërë ushtrinë e shtetit më të pajisurën në kontinent.

Duke e konsideruar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz ka thënë se Evropa duhet të jetë e përgatitur për përballje.

“Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë ai në një kongres për armët.”

Meqenëse ka boshllëqe në ushtrinë e vendit të tij,  në aspektin e kapaciteteve që ajo posedon, Scholz zotohet që ato do t’i përmbushë shumë shpejt.

“Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Evropë, duhet të jetë forca më e pajisur në Evropë”.

Scholz ka thënë se ushtria gjermane për shumë kohë është angazhuar në “sigurim të ndihmës humanitare, në ofrim të ndihmës pas vërshimeve, dhe në përpjekjet për vaksinim kundër pandemisë”.

“Mirëpo ai nuk është misioni kryesor. Qëllimi kryesor është mbrojtja e lirisë në Evropë”.

Lufta e nisur në Ukrainë nga ana e Rusisë, ka nxitur Qeverinë e Scholzit që të heqë dorë nga disa politika për mbrojtje dhe çështje të jashtme.

Disa ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Scholz ka ndarë 100 miliardë dollarë për avancim të mbrojtjes gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button