Shkup,fillon regjistrimi, ja sa vende të lira ka në shkollat e mesme

Sot dhe nesër realizohet procesi i aplikimit për regjistrim nëpër shkollat e mesme të vendit.

Sipas MASH-it, janë siguruar 34791 vende në nivel republikan. Nëpër gjimnaze ka 11 597 vende, nëpër shkolla profesionale më shumë 22 700.

Sa u përket shkollave të mesme në Shkup, numri i vendeve të lira është si vijon:

Në Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ në Shkup, ka vend për 618 nxënës, në gjithsej 18 paralele. 14 paralele do të jenë për gjimnaz të përgjithshëm ku pranohen 476 nxënës, ndërsa në drejtimin mjekësor ka vend për 136 nxënës, në 4 paralele edhe atë dy të drejtimit motër medicinale, 1 teknik dhëmbësh dhe 1 paralele teknik farmecutik.

Në Shkollën e mesme medicinale ‘Dr Pance Karagjozov’, pritet të pranohen 578 nxënës, në gjithsej 17 paralele. Prej tyre 11 në maqedonisht, ndërsa vetëm gjashtë paralele shqip apo vetëm 204 nxënës shqiptarë. Në drejtimin motër medicinale hapen tre paralele me mësim në gjuhën shqipe, teknik dhëmbësh, teknik laboratorik- farmaceutik dhe teknik fizioterapeut vetëm nga një paralele shqip.

Në Shkollën e mesme ekonomiko-juridike ‘Arseni Jovkov’, hapen 19 paralele apo gjithsej 646 nxënës. Prej tyre 12 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, derisa 7 paralele me mësim në gjuhën shqipe apo 238 nxënës shqiptarë. Drejtimi teknik i ekonomisë, hapen katër paralele dhe drejtimi afarist i ekonomisë hapen tre paralele.

Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit ‘Cvetan Dimov’, vitin e ardhshëm shkollor ka vend për 442 nxënës të shpërndarë në 13 paralele. Prej tyre tre paralele në maqedonisht ndërsa 9 në gjuhën shqipe, apo pranohen gjithsej 306 nxënës shqiptare, si dhe 34 nxënës turq në një paralele turke. Në drejtimin gjimnaz hapen 4 paralele me mësim në shqip, 2 paralele në drejtimin tregti dhe marketing, 2 paralele në drejtimin teknik i ekonomisë si dhe një paralele në drejtimin – shitës plan dhe programe mësimore të reformuar.

Në Shkollën e mesme kimike ‘Marija Kiri Skllodovska’ pranohen 374 nxënës, ndërsa hapen 18 paralele, prej tyre 7 janë për mësim në gjuhën shqipe. Në drejtimin teknik i procesit prodhues hapet një paralele me mësim në gjuhën shqipe, drejtimi prodhues i produkteve kimike dhe kozmetike 1 paralele me mësim në gjuhën shqipe; në drejtimin teknik i optikës së syve 1 paralele, ndërsa nga dy paralele në drejtimet teknik laboratorik farmaceutik dhe teknik i laboratorik medicinal.

Në Shkollën e mesme ‘Vllado Tasevski’ pranohen 466 nxënës, në 14 paralele. Prej tyre 10 në maqedonisht ndërsa vetëm 4 në gjuhën shqipe. Në drejtimin teknik i transportit dhe shpedicionit hapen dy paralele me mësim në gjuhën shqipe; gjithashtu edhe në drejtimin elektroteknik për elektronikë hapen dy paralele me mësim në gjuhën shqipe.

Në Shkollën e mesme ‘Dimitar Vllahov’ hapen 22 paralele, prej tyre 16 në maqedonisht, 5 në gjuhën shqipe dhe një gjuhën turke. Këtu pritet të pranohen 170 nxënës shqiptarë.

Në qendrën shkollore të muzikës dhe baletit ‘Ilija Nikollovski Luj’ pranohen 136 nxënës në 4 paralele, prej të cilave vetëm një në gjuhën shqipe edhe atë në drejtimin muzicient performues, muzicient i teorisë.

Rezultatet e afatit të parë regjistrues do të shpallen të mërkurën, afati i dytë është me 1 dhe 2 korrik, ndërsa i treti me 22 gusht./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button