RMV, LSM: Shpenzimet minimale për një familje në gusht kanë qenë 48.234 denarë
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se të dhënat e fundit nga shporta sindikale minimale tregojnë se në gusht një familjeje katëranëtarëshe e cila jeton në shtëpi prej 50 metra katrorë dhe nuk posedon automobil vetëm për mundësim të produkteve kryesore për jetë u janë nevojitur 41.295 denarë, ndërsa kur e njëjta do të rritet për 16,8 për qind inflacion ose 6.937 do të jetë 48.234 denarë, njofton Portalb.
Nga LSM-ja informojnë se në përllogaritje nuk është vendosur shpenzimi për një nxënës për furnizim të materialeve të nevojshme për fillimin e vitit shkollor, të cilët sipas përllogaritjeve të LSM-së do të jenë rreth 6.000 denarë shtesë.
“Sipas të dhënave, vetëm për ushqim dhe pije në të cilën janë përfshirë 63 prodhime, të cilët nuk i shfaqin nevojat e plota për ushqyerje, por i shfaqin mundësitë, shprehitë dhe traditën në të ushqyerit, ndërsa vlera e të njëjtave nuk merret si vlerë mesatare, por si minimale, kanë qenë të nevojshme 18.324 denarë ose për 324 denarë më shumë nga paga minimale”, shkruan në fejsbuk-profilin e LSM-së.
Banimi ka dy nëngrupe, thonë nga LSM, shpenzimet komunale, me pesë elemente dhe amvisëria, pajisje dhe mirëmbajtje të shtëpisë, që do të pasohet përmes 13 të mirave dhe për mundësim të së njëjtës kanë qenë të nevojshme 12.493 denarë.
Sipas LSM-së edhe higjiena ka dy nëngrupe – higjiena personale me shtatë prodhime dhe higjiena në shtëpi, e njëjta me shtatë prodhime. Këto artikuj janë të shprehura në sasi minimale me çmime më të ulëta dhe për të njëjtën janë nevojitur 2.808 denarë.
“Për transport janë përfshirë shpenzime minimale, gjegjësisht dy bileta mujore për transport, bileta mujore të punëtorëve dhe nxënësve ose studentëve u nevojiten 3.600 denarë. Në gusht, 2.197 denarë kanë qenë rë nevojshme për veshje dhe këpucë dhe përfshijnë furnizim të një vope të rrobave dhe mbathjeve për çdo anëtarë të familjes sipas sezoneve”, potencojnë nga LSM.
Në përllogaritjen për kulturë janë përfshirë shpenzimet e tre prodhimeve, edhe atë një herë në muaj shkuarje në kinema dhe blerje e rregullt e një gazeta javore dhe ditore dhe janë nevojitur 1.067 denarë.
Për mirëmbajtje të shëndetit me shpenzime të përfshira kryesore për ilaçe (paracetamol, analgin, kafetin dhe të ngjashme), pa ilaçet për sëmundjet kronike kanë qenë të nevojshme 786 denarë.
Nga ana tjetër, siç potencojnë nga LSM-ja, shpenzimet për rekreacion, arsim, hotele dhe restorante, kremtime familjare, nuk janë përfshirë, jo sepse nuk janë të nevojshme, por sepse në shportë janë përllogaritur vetëm shoenzimet e domosdoshme, madje në qoftë se përllogariten edhe këto shpenzime vlera e të njljtës do të ishte shumë më e lartë.
“Nëse këto të dhëna nuk janë të kënaqshme për ndonjërin nga kreatorët e politikave menjëherë të ndërmerr masa për ndihmë dhe mbështetje të punëtorëve në këto momente, punëtorë të varfër dhe të uritur = revolucion social”, potencojnë nga Lidhja e Sindikatave.