Vlladimir Gjorçev nga Tetova: Pres që VMRO-DPMNE të fitojë

Vlladimir Gjorçev, anëtar i VMRO DPMNE-së tha për TV Sitel se është optimist se do të fitojnë në zgjedhjet për Këshill të Tetovës, duke theksuar se sipas tyre, qeveria është e paaftë për ta udhëhequr vendin dhe se pret zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë, njofton Portalb.mk.

“Unë jam absolutisht optimist (për fitoren). Jo vetëm që jam optimist, por është e nevojshme për Maqedoninë.” tha ai.

Gjorçev theksoi se gjatë fushatës zgjedhore ka pasur takime me një numër të madh të qytetarëve, duke shtuar se qytetarët janë të indinjuar nga politikat e pushtetit sepse në Tetovë me dekada nuk është bërë asgjë.

“Absolutisht nuk kam parë kurrë një revoltë të tillë siç shkaktojnë lëvizjet e qeverisë në baza ditore, dhe kapitullimet dhe paaftësia e qeverisë së Dimitar Kovaçevskit. Për shkak se politikat janë vërtet destruktive dhe çështje ekonomike dhe shtetërore, prandaj mendoj se këtu në Tetovë do të kemi referendum dhe delegjitimim plebishitar të politikave të qeverisë dhe LSDM-së”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button