REPORTAZH: Lisbona – qyteti i tramvajëve të vjetër simpatik dhe metrosë moderne (Galeri)

Lisbona është me të drejtë një nga destinacionet turistike më të dëshiruara në Evropë për shkak të trashëgimisë së pasur kulturore-historike dhe mikpritjes së jashtëzakonshme të banorëve të saj, e pasuruar nga fakti se qyteti ndodhet në brigjet e Oqeanit Atlantik. Megjithatë, një pjesë e mozaikut që Lisbonën e bën e vend të paharrueshëm për të udhëtuar është transporti publik shumë efikas dhe i gjithanshëm, i cili është pjesë e paevitueshme e funksionimit të kryeqytetit të Portugalisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në Lisbonë sot jetojnë rreth 540.000 banorë, çka e bën atë të ngjashëm me Shkupin për nga popullsia. Kryeqyteti portugez ndodhet në një nga rajonet periferike më të populluara të Gadishullit Iberik, ku jetojnë mbi 2,8 milionë banorë. Qytetin e vizitojnë çdo vit nga mbi 3.5 milionë turistë, kështu që nuk është për t’u habitur që Lisbona ka një sistem transporti publik jashtëzakonisht të zhvilluar që përfshin autobusë, metro, tramvajë, linja tragetesh, hekurudha periferike, teleferikë dhe ashensorë. Të gjitha këto lloje të transportit masiv u ofrojnë udhëtarëve transport të rehatshëm, të shpejtë dhe efikas në këtë qytet që shtrihet në shtatë kodrat.

Nga të gjitha duket se sharmi dhe ndërthurja me arkitekturën në rrugët e ngushta të pjesëve të vjetra të qytetit është më e theksuar tek tramvaji. Të instaluara në fund të shekullit XIX, linjat e tramvajit në Lisbonë janë më të pëlqyerat nga turistët, por edhe nga banorët e këtij qyteti. Sot në të gjithë qytetin kanë mbetur pesë linja tramvaji, të cilat kalojnë përmes bërthamës historike të qytetit. Pak më pak se 60 tramvajë qarkullojnë nëpër Lisbonë, nga të cilët 40 janë tramvajë të vjetër elektrikë, të importuar në fillim të shekullit të 20-të nga SHBA.

Interieri i tramvajëve të vjetër elektrikë, të importuar në fillim të shekullit të 20-të në Lisbonë nga SHBA; Foto: Meta.mk, qershor 2022.
Interieri i tramvajëve të vjetër elektrikë, të importuar në fillim të shekullit të 20-të në Lisbonë nga SHBA; Foto: Meta.mk, qershor 2022

Linjat më të famshme të tramvajit janë 15 dhe 28, trasetë e të cilëve kalojnë nëpër pikat më të rëndësishme turistike në Lisbonë. Duke qenë opsioni ideal për të vizituar ndonjë gjë, tramvajët përdoren nga mijëra vizitorë në Lisbonë çdo ditë. Linja numër 15 e lidh zonën e qendrës së qytetit me Belem – lagjen jugperëndimore të qytetit, ndërsa linja 28 e lidh rrethin turistik Bairro Alto dhe kështjellën mbresëlënëse São Horhe me pjesën tjetër të pjesëve historike të qytetit.

Një nga tramvajët modern që qarkullon në linjën 15 në Lisbonë; Foto: Meta.mk, qershor 2022.
Një nga tramvajët modern që qarkullon në linjën 15 në Lisbonë; Foto: Meta.mk, qershor 2022

Kur bëhet fjalë për shpejtësinë, komoditetin dhe efikasitetin, atëherë metroja është opsioni i duhur për të udhëtuar nëpër Lisbonë, megjithëse katër linjat e metrosë nuk i ndërlidhin destinacionet më të rëndësishme turistike rreth qytetit. Linja e parë e metrosë në Lisbonë u hap në vitin 1959 dhe qyteti sot ka 56 stacione metroje që lejojnë udhëtimin nga 6:30 e mëngjesit deri në 1 pas mesnate. Turistët sigurisht më së shumti e përdorurin linjën e kuqe të metrosë, që çon nga qendra e Lisbonës deri në aeroport.

This slideshow requires JavaScript.

Me një gjatësi prej mbi 44 kilometrash, metroja në Lisbonë arrin të transportojë mbi 475.000 udhëtarë në ditë, pra deri në 170 milionë udhëtarë në vit. Metroja e Lisbonës ka fituar me meritë epitetin e një nga metrotë më të ruajtura dhe më të pastra në Evropë, megjithëse dizajni arkitektonik i secilit prej stacioneve të metrosë mund të mos jetë në krye të Evropës për nga bukuria e tyre.

Lisbona ka gjithashtu sistem të zhvilluar mirë të autobusëve publik, i cili është vendimtar për udhëtimet ditore rreth fshatit kodrinor të qytetit. Rreth 600 autobusë qarkullojnë çdo ditë në 146 linja, që e shtojnë ndjenjën se metropoli portugez e ka të zhvilluar jashtëzakonisht transportin publik për qytetarët e tij. Para fillimit të pandemisë kovid-19 në Lisbonë regjistroheshin çdo vit nga mbi 130 milionë udhëtarë. Rreth tetë linja autobusësh çojnë nga lokacione të ndryshme në qytet në aeroportin e Lisbonës.

Autobusët e verdhë të njohur të transportit publik të Lisbonës; Foto: Meta.mk, qershor 2022.
Autobusët e verdhë të njohur të transportit publik të Lisbonës; Foto: Meta.mk, qershor 2022.

Një nga karakteristikat kryesore të Lisbonës janë tre teleferikët, të cilët u mundësojnë qytetarëve të ngjiten më lehtë në pjesët më të pjerrëta të qytetit. Ato u vunë në përdorim në 1884, 1885 dhe 1892 dhe janë ende funksionale, kurse me dizajnin e tyre të njohur antik dhe interierin prej druri, ato janë një atraksion i vërtetë, veçanërisht për turistët.

Një nga tre teleferikët që funksionojnë pa probleme që nga fundi i shekullit të 19-të; Foto: Meta.mk, qershor 2022.
Një nga tre teleferikët që funksionojnë pa probleme që nga fundi i shekullit të 19-të; Foto: Meta.mk, qershor 2022.

Për të udhëtuar në periferi të Lisbonës, ku janë edhe plazhet e shumta dhe lokacionet ideale për surfim në Oqeanin Atlantik, banorët përdorin kryesisht linjat hekurudhore dhe tragetet e udhëtarëve. Hekurudha qytet-periferi përbëhet nga katër linja dhe trenat janë unikë për kushtet evropiane, sepse kanë një hapësirë ​​të veçantë të destinuar për të akomoduar dërrasat e sërfit që turistët nga e gjithë bota sjellin me vete.

This slideshow requires JavaScript.

Së fundi, për kalimin më të shpejtë nga njëra anë në tjetrën të brigjeve të Lisbonës dhe lokacioneve periferike përreth, mund të përdoren edhe linjat e trageteve, të cilat nisen nga disa lokacione të qytetit. Lumi më i gjatë në Gadishullin Iberik, Tagus kalon përmes Lisbonës dhe pikërisht këtu ai derdhet në Oqeanin Atlantik, duke mundësuar që sistemi i transportit publik të qytetit të përfshijë tragetet, nga të cilët mund të shijohet peizazhi i mrekullueshëm i qendrës së vjetër të qytetit të Lisbonës.

Për shkak të nivelit të zhvillimit dhe kompleksitetit, dobësia e vetme e transportit publik të Lisbonës është sistemi kompleks i tarifave dhe i disa kompanive që menaxhojnë me mjetet e ndryshme të transportit masiv. Kështu, me tramvajet, autobusët dhe teleferikun në qytet menaxhon kompania publike Carris, ndërsa metroja administrohet nga një kompani e veçantë. Për përdorimin e këtyre mjeteve të transportit ekziston një sistem tarifor i integruar dhe karta elektronike Viva Viagem, që mundëson bileta të ndryshme udhëtimi.

Me hekurudha qytet-periferi menaxhon Hekurudha Portugeze, ndërsa dy kompani operojnë linjat e trageteve. Përdorimi i shërbimeve të tyre nënkupton blerjen e një karte elektronike speciale që përfshin udhëtime me këto linja, ose pritjen para turmave të mëdha makinerish të vendosura nëpër stacione, gjë që nuk është një opsion shumë i këndshëm dhe i dëshirueshëm për vizitorët në Lisbonë.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja për në fund, autoritetet e qytetit të Lisbonës kanë vendosur që nga kjo verë të vendosin transport publik falas për të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç, studentët deri në 23 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç për të gjitha mjetet e transportit, si pjesëmarrje e tij në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button