Kërkimet për Martinin u ndërprenë pas 20 ditësh: Të presim detin të na kthejë

“OFKAT-i” grek njoftoi se çështja me Martinin nuk do të mbyllet, por hetimi do të vijojë në “tjetër” nivel. Kërkimet për të vazhduan për 20 ditë me radhë, ndërsa tani shpresa ka mbetur që valët e detin ta kthejnë në bregdet, transmeton Portalb.mk.

“Sot kalojnë 20 ditë pa Martinin. Përpjekjet për gjetjen e tij ishin të pasuksesshme, megjithëse kërkuam në det, tokë dhe qiell me atë që kishim në dispozicion. Martini duhet të kthehet. Le ta lëmë detin të bëjë punën e tij për disa ditë me shpresën se do të na shpërblejë në një moment. Ndjejmë me familjen e tij dhe nuk do ta lëmë të mbyllet çështja. Kërkimi tani vazhdon në një nivel tjetër”, njoftuan nga OFKAT.

Aksioni i shpëtimit dhe kërkimit filloi më 9 korrik pasdite, kur tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut u futën në det në plazhin Miti në Posidi të Halkidikit. Disa prej të pranishmëve në plazh kishin vënë re se notarët ishin larguar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin bregdetar dhe më pas ka nisur aksioni.

LEXO: Dy javë nga zhdukja e Martinit në Halkidiki, kërkimet vazhdojnë pandërprerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button