Dy oficerët e mbetur amerikanë në vdekjen e George Floyd u dënuan me burg

Dy oficerët e mbetur në vdekjen e George Floyd janë dënuar me burg nga një gjykatës federal në shtetin amerikan Minnesota, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tou Thao, ish-oficer i policisë në Minneapolis, i cili mbante larg një turmë kalimtarësh derisa Derek Chauvin mbante Floyd-in të shtrirë në tokë, u dënua me tre vjet e gjysmë burg. Ndërsa, ish-oficeri Alexander Kueng, i cili ndihmoi Chauvin-in të mbajë Floyd-in të shtrirë në tokë, u dënua me dy vjet pas hekurave.

Thao, i cili është me prejardhje aziatike, si dhe Kueng, i cili është me ngjyrë, në fillim të këtij viti u dënuan për shkelje të të drejtave civile të Floyd-it, pasi nuk ofruan ndihmë mjekësore dhe nuk ndërhynë derisa Chauvin me gjurin e tij mbante të shtrirë Floyd-in në tokë për më shumë se nëntë minuta, derisa ai ankohej se nuk mund të merrte frymë.

Katër oficerët e përfshirë në vdekjen e Floyd-it më 25 maj të vitit 2020 janë dënuar me burg.

Vitin e kaluar, Chauvin u dënua nga një juri shtetërore me 21 vjet burg. Ai po ashtu u shpall fajtor për akuzat federale për shkeljen e të drejtave të Floyd-it.

Ish-oficeri Thomas Lane, i cili mbajti këmbët e Floyd-it, javën e kaluar u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Thao dhe Kueng akoma përballen me akuza shtetërore për vrasje pa paramendim dhe vrasje. Të dy është planifikuar të gjykohen në muajin janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button