Zhernovski: Nuk kam kompetenca që ta largoj Car Dushanin

Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski pranoi sot se, për shkak të ndryshimeve në Ligjin për ndërtim, nuk ka kompetenca që ta heq përmendoren e Car Dushanit dhe ndërtimet e tjera të paligjshme në këtë komunë. Qyteti i Shkupit është ai që i mbulon kompetencat për përmendoret, dhe vetëm ai mund të bëjë ndërhyrje ndaj veprave që janë vendosur në mënyrë të paligjshme.

“Pikërisht për shkak të paralajmërimit tonë, të largimit të gjithë ndërtimeve pa leje në komunën Qendër, pavarësisht a bëhej fjalë për ndërtesa apo përmendore, në Kuvend u miratuan ndryshime në Ligjin për ndërtim dhe që nga ai moment, me miratimin me shumicën kuvendore, në këtë retroaktive, që është shumë e çuditshme dhe jo e rastësishme, Qyteti i Shkupit është bërë mbuluesi i përmendoreve dhe askush tjetër përveç tij, nuk mund të bëjë kurrfarë ndërhyrjesh në atë që është vendosur tashmë”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i komunës Qendër.

Për Zhernovskin, kjo deklaratë është konfirmim, se objektet janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Sa iu përket përmendoreve shqiptare, kryetari i komunës tha se ato nuk kanë mbërritur ende ne komunë, e madje nuk janë paguar ende nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button