Forcat ukrainase dëmtuan të tre urat që çojnë në qytetin e pushtuar të Khersonit, planifikojnë ofensivë

Instituti amerikan për studimin e luftës në raportin e tij të fundit thekson se që nga 24 korriku, forcat ukrainase arritën të dëmtojnë të tre urat që çojnë në qytetin e pushtuar Kherson në jug të Ukrainës, transmeton Ukrinform. Duke përdorur sisteme raketore me performancë të lartë HIMARS, forcat ukrainase po përpiqen të zbrapsin forcat ruse të vendosura në bregun perëndimor të lumit Dnieper.

Ura pranë Nova Kakhovka në hidrocentralin me të njëjtin emër është dëmtuar nga granatimet, por forcat ruse po përpiqen të riparojnë dëmet. Ura Antonovsko deri më tani është dëmtuar rëndë nga bombardimet dhe ura hekurudhore në Novobohdanivka pranë qytetit të Melitopol është e paqarkullueshme.

Gjatë 24 orëve, forcat ukrainase kanë kryer pesë sulme ndaj ushtrisë ukrainase në Kherson dhe Berislav. Ukrinform raporton se në 24 orët e fundit kanë mundur të vrasin 66 ushtarë rusë, të shkatërrojnë pesë tanke, nëntë automjete dhe pajisje të tjera ushtarake.

Forcat ruse bombarduan disa qytete të Ukrainës në 24 orët e kaluara. Qytetet Mykolaiv në jug dhe Kharkiv në lindje të Ukrainës u goditën sërish nga raketat. Të paktën 20 shpërthime nga granatimet ruse u dëgjuan në Kharkiv, si dhe shpërthime pati edhe në Dnipro, Zaporozhye, Nikopol, Kryvyi Rih dhe qytete të tjera në pjesën qendrore të Ukrainës, transmeton Ukrinform.

The Guardian transpeton informacionet e Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, e cila thotë se nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt e deri më sot, të paktën 18 punonjës shëndetësorë kanë vdekur dhe mbi 50 prej tyre janë lënduar në sulmet ruse. Mbi 900 objekte shëndetësore në Ukrainë u shkatërruan ose u dëmtuan si rezultat i agresionit rus.

Komisioni Evropian tha se rreth 500.000 fëmijë refugjatë ukrainas aktualisht po ndjekin mësimet në një nga vendet anëtare të BE-së. Ato janë të integruara në sistemet kombëtare arsimore të vendeve anëtare të BE-së, raporton Guardian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button